Grabitet koka e një mumie 800 vjeçare

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hajdutët kanë vandalizuar një dhomë të nëndheshme në një kishë Dublin. Ata kanë vjedhur kokën e një mumie 800-vjeçare të njohur si The Crusader. Ngjarja ndodhi në kishën e  Saint Michan në rrugën Church Street dhe grabitja u vu re kur një udhrrëfyes po përgatitej të hapte kishën për vizitorët. Kisha e Irlandës deklaroi se dhoma e nëndheshme ishte dëmtuar rëndë së bashku me mumiet që ndodheshin brenda, duke përfshirë mbetjet 400 vjeçare të një murgeshe. Trupi i The Crusader ishte dërrmuar dhe koka e tij ishte hequr. Kryepeshkopi i Dublinit, Michael Jackson, tha se ishte i tronditur nga dëmtimi e vendvarrimit të lashtë  dhe përdhosja e eshtrave brenda tij. Kjo është hera e dytë që dhoma e nëndheshme vandalizohet. Gjithashtu u sulmua në vitin 1996.

Zjarr Tv Ad