Grabiti 29 banesa në Gjermani, denohet me 7 vite burg Gentjan Duraku

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor Gentjan Duraku. Ai u akuzua për veprën penale të vjedhjes së 29 banesave të shtetasve të ndryshëm gjerman, në territorin gjerman gjatë viteve 2015-2017, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Këtë krim ai e ka kryer në bashkëpunim me shtetasit shqiptar Ervis Dalipaj dhe Nihat Xhaferaj, të cilët janë dënuar nga Gjykata e Offenburgut, Gjermani. Gentjan Duraku u dënua si fajtor për veprat penale “Vjedhja, kur ka sjellë pasoja të rënda”, në bashkëpunim në formën e posaçme të të grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organzata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Gentjan Duraku është me njëmbëdhjëtë vjet burgim, por i është zbritur 1/3 e dënimi, duke e dënuar përfundimisht me shatë vjet e katër muaj burgim.

 

Zjarr Tv Ad