Grabiti dhe vrau gjyshin/ Gjykata lë në burg 17-vjeçarin

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 17-vjeçarin Vangjel Kapllani, i cili  vrau gjyshin e tij me armë zjarri dhe më pas e grabiti.Gjykata ka dhënë masën ‘Arrest me burg’ edhe për 28-vjeçarin që i shiti pistoletën të miturit si dhe ‘detyrim paraqitje’ për dy shokët e adoleshentit.Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në lagjen ‘Rilindja’ teksa 69-vjeçari Vangjel Kapllani është qëlluar me një plumb pas koke në banesë nga nipi i tij, të cilit i kishte vënë emrin e tij.

Vetëm pak minuta pas ngjarjes, nipi deklaroi se e kishte gjetur gjyshin të larë në gjak në shtëpinë e tij duke u munduar të fshehë krimin.Pas zbardhjes së ngjarjes nga policia, nipi pranoi krimin dhe u shpreh se e vrau gjyshin se i kishte nxirë jetën. “E vrava gjyshin se më nxiu jetën. Më stresonte, nuk e duroja dot më”-ka thënë para oficerëve të policisë 17-vjeçari nga Vlora.

 

Zjarr Tv Ad