I mori lekët pacientit tek Infektivi, lihet e lirë Ronida Hysi…

0
208
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit në Tiranë, ka vendosur qe të lirojë nga qelia, infermieren Ronida Hysi.

Togat e zeza kanë caktuar për të masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ky vendim është marrë, pasi 30-vjeçarja ka një fëmijë të mitur 2-vjeç.

Ronida Hysi është arrestuar tek “Infektivi”. Hysi është denoncuar nga emisioni investigatv “Stop”, pasi dyshohet se i ka marrë nga portofoli një pacienti, një shumë prej 80 mijë lekësh.

Kujtojmë se; kanë qenë kamerat e sigurisë ato të cilat kanë “tradhtuar” Hysin, teksa e kanë kapur në orën 08:00 të mëngjesit të datës 25 dhjetor, në një bankomat pranë QSUT.

“Një vajzë me flokë të kapura, që kishte probleme me të ecurën në këmbën e majtë që kishte kryer veprime me kartën e pacientit Kamber D,”- thuhet ndër të tjera në dojen hetimore.

Nisur nga kjo, prokurorët kanë administruar pamjet e kamerave të sigurisë së spitalit Infektiv ku në orën 07:53 duket duke dalë nga ambientet e spitalit e njëjta vajzë që është parë 7 minuta më vonë tek bankomati në QSUT. Pasi kanë bërë krahasimet dhe kanë marrë regjistrimin e personave që ishin në shërbim në turnin e tretë tek Infektivi gjatë natës së datës 24 dhjetor, prokurorët kanë konstatuar se e dyshuara ishte pikërisht Ronida Hysi.

Gjithashtu pretendohet në dosjen hetimore, se kur është marrë në pyetje, infermierja Ronida Hysi nuk ka mohuar përdorimin e kartës së pacientit duke thënë se portofolin e kishte gjetur në ashensorin e repartit Infektiv gjatë punës ku aty brenda ishte edhe kodi PIN.

Kujtojmë që edhe avokati i saj mbrojës, e ka mbrojtur klientin e tij para trupës gjyqësore me pretekstin se; Hysi e kishte gjetur portofolin dhe nuk e kishte vjedhur.

Zjarr Tv Ad