Një shqiptar i akuzuar për vjedhjen e 300,000 £ në shtëpinë futbollistit anglez Raheem Sterling ndodhet në arrati, sipas The Sun.
Bëhet me dije se personi i kërkuar nga Britania e Madhe është, 40-vjeçari Henri Osmani i cili dyshohet se ka hyrë në vendin tonë më 18 korrik.
Mësohet se policia britanike dhe ajo e shtetit shqiptar janë vënë në ndjekje të 40-vjeçarit, ku ministri i brendshëm Taulant Balla për The Sun ka pranuar se asnjë i kërkuar nuk do fshihet në Shqipëri.
“Asnjë shqiptar i përfshirë në krime në Mbretërinë e Bashkuar nuk duhet të mendojë se vendi ynë është një vend i fshehtë”, ka thënë Balla.
Sakaq në kërkim janë shpallur edhe shqiptarët Alfred Isufi, 48-vjeç dhe Gerard Kalaja, 22-vjeç, pasi si grup kanë bashkëpunuar për vedhjen e 1 milion £.