Grabitja e banesës së zyrtares/ Ngjela: Nëse SPAK nuk vepron brenda këtyre dy datave atëherë viti do të kemi një vit breshkë…

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me çështjet politike në vend dhe grabitjen e banesës së zyrtares, Alda Kosi si dhe paraqitjen e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu në SPAK për akuzat e Gërdecit.

Ngjela për ‘News24’ tha se  lidhur me grabitjen e zyrtares çështja i ngelet kreut të ri të SPAK dhe nëse nuk do të ketë zhvillime brenda datës 25 janar-10 shkurt, ngjarja do të mbetet në hije.

Sakaq shtoi se duhet të ketë goditje penale dhe jo thjesht procesim penal, pasi çështja fillon kur një zyrtar merret i pandehur.

“Çdo qeveri bën analizat e veta, se gënjejnë apo thonë të vërtetën duhet thënë nga pushteti. Një bandë dhe një shtet i pakontrolluar, vidhen. Si do ti kapim ata? Kemi nxjerrë SPAK. Se këto prokuroritë e tjera. Edhe për SPAK kanë thënë se ka shenja dobësimi, pra s’kemi gjë në vijë. Tani në dorë e ka kreu i ri. Nëse deri në datë 25 janar-10 shkurt, nuk kemi shenja, viti do të jetë breshkë, që nuk lëviz. Unë e kam eksperiencën e tillë. Nga data 25 janar deri më 10 shkurt, pres shenja. Po nuk pati shenja, breshka po rri në zhguallin e saj. Skam pse përmend emra, të marrin njerëz normal. Gjithë Shqipëria e di që ka pasur korrupsion por s’ka pasur goditje penale. Kjo është pyetja, do ketë goditje penale. Po pati do të thotë se ka nisur procesi penal për korrupsionin e lartë me afatin që thashë. Nëse nuk do ketë në këto data, nuk do të ketë gjithë vitin. Kur fillon çështja penale është indicia. Nuk e patë që u thirr Mediu, s’dihet gjë pse u thirr dhe për çfarë u pyet. Kur merret si i pandehur, fillon çështja penale. Nuk mund të mendoj, mbase nuk do jenë të aftë. Më e rënda do jetë bashkëpunimi. Dy janë arsyet, ose janë dakord ose në bashkëpunim. Ky është koncepti juridik.”

Zjarr Tv Ad