Grabitja e një banke…

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Dylgjeri

Një nga grabitësit u bërtet njerëzve brënda në bankë:
” Mos lëvizni , lekët janë te shtetit , jeta është
e juaja !”
Te gjithë shtrihen në tokë me qetësi.. .
Kjo është “Termi i Ndryshimit të Mentalitetit” . Te ndryshosh mënyren e te menduarit të zakonshem.
Në këtë kohë nji kliente ishte shtrire mbi një tavolinë por shalët i kishte të tëra jashtë… Grabitsi bërtet : “Ruaj edukatën ! Kjo është një grabitje , jo nje përdhunim !”
Kjo quhet ” Profesionalizëm” .
Fokusohu mbi punën që bën , çfardo që të jetë ajo ….
Pas grabitjes , grabitësit kanë arritur në bazë dhe antari më i ri i çetës (me grade Master ) i thotë më të vjetrit (me 4 klasë shkollë) :
” Eja të numërojmë lekët ” .
Më i vjetri i thotë : ” Je shume budalla , a numërohen gjithë këto lekë ?
Të presim darkën, e marrim vesh nga televizori .”
Kjo quhet ” Eksperiencë” .
Eksperienca vlen më shume se diplomat .
Pasi grabitësit ishin larguar , drejtori i përgjithshëm i thotë drejtorit të filialit që të lajmëroje policinë .
Drejtori i filialit i thotë : ” Prit drejtor , ç’patën
për ti marrë i morën , marrim edhe ne 10 milion $ dhe i shtojmë shumës dhe 70 milion $ që e kemi marrë më përpara ”
Kjo quhet ” Te kapësh Momentin”.
Të kthesh situaten e keqe në favorin tënd.
Drejtori i thotë : “Sikur të ndodhte për çdo muaj një grabitje .Sa do të kenaqeshim”
Kjo quhet “Te shpëtosh nga problemet” . Lumturia vetjake është më e rëndësishme se puna.
Në lajmet e darkës u tha lajmi : “Janë grabitur 100 milion $ “. Grabitësit e dinin që kishin marrë më pak dhe pasi i numruan disa herë
u rezultoi shuma 20 milion $ .Të nxehur shumë thanë :
“Në rrezikuam jetën dhe morrëm vetëm 20 milion $ ,ndërsa drejtori me një levizje dore ka vjedhur 80 milion $ . Paska qëne më mirë të arsimoheshim sesa të bëheshim hajdutë”
Kjo tregon qe “Dija eshte me e vlefshme se ari ”
Drejtori i bankës është shumë i lumtur , pasi arriti të merrte mbrapsht ato që humbi në bursë.
Kjo quhet ” Të përdorësh shancet”
Për të fituar duhet rrezikuar .
POR KUSH JANE GRABITESIT E VERTETE TANI…!!!???

Shënim: Drejtori në fund pushohet nga puna por e çon çështjen në gjygj. Gjygji e shpall të pa fajshëm dhe i jep 45 rroga. Sot është i nderuar.
KJO QUHET DREJTËSI.

 

Zjarr Tv Ad