Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka lënë në burg pesë personat e arrestuar nga Policia e Tepelenës si përgjegjës për grabitjen me armë dhe plagosjen e Mustafa Mustafait dhe të bashkëshortes së tij më 22 janar të këtij viti në qytetin e Memaliajt.
Avokatët e pesë të pandehurve për këtë çështje kishin ankimuar në Gjykaten e Apelit vendimin e dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit ndaj Donaldo Nelaj, personi kryesor në grabitjen me armë të 500 mijë lekëve Mustafa Mustafait si dhe ndaj Ilirjan Korbi, Dali Nelaj, Ari Isomati dhe Armando Cakaj.
Giykatësi Tomor Skreli pasi ka dëgjuar argumentet e servirura nga prokurori Gjon Fusha dhe pretendimeve të avokatëve të të arrestuarve të cilët kerkuan lirimin e tyre, vendosi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë “Arrest në burg”.