Gjykata për Krime të Rënda nisi seancën për caktimin e masës se sigurisë ndaj Alkond Bengasit, një prej të arrestuarve për grabitjen e 9 prillit, ku mbeti i vrarë një prej autorëve, Admir Murataj.
Gjykata nuk pranon si avokat Adriatik Camen pasi nuk ka tagrat e përfaqësimit, duke i caktuar si avokate kryesisht Kristina Marku.
Prej 9 prillit Prokuroria dhe policia zhvilluan hetime për zbardhjen e grabitjes së 5.8 milionë eurove, duke arrestuar 4 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Akuzat- Mes akuzave te ngritura eshte dhe vrasja e punonjesve te policise e mbetur ne tentative
Materialet proceduriale në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” thuhet ne njoftimin e policise se shtetit.
Dyshohet se tre prej personave që kanë rënë në pranga kanë qenë në bashkëpunëtorë në role të ndryshme, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se është njëri prej autorëve të grabitjes së 9 prillit.