Grabitje në ambientet e Universitetit Bujqësor në Tiranë, pesë persona futen në fermën didaktike dhe marrin…

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kamzë

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, bashkëpunëtorë në vjedhje.

Sekuestrohet një automjet që dyshohet se është përdorur nga të arrestuarit, për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit:

– F. D., 26 vjeç, F. H., 22 vjeç, H. Xh., 20 vjeç, D. B., 17 vjeç dhe L. T., 16 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, ditën e djeshme, kanë vjedhur dy bagëti të trasha, në fermën didaktike, në pronësi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Zjarr Tv Ad