Grammy po vjen, Bebe Rexha zbulon kush do e shoqërojë në tapetin e kuq

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bebe Rexha po ndjen dashuri. Pasi 29 vjecarja foli për stilistët që nuk pranuan të krijonin veshje për pjesëmarrjen e saj në Grammy, ylli mori shumë mbështetje nga fansa dhe emra të njohur të muzikës si Demi Lovato.

“Thjesht doja të tregoja historinë time dhe të tregoja sa e nervozuar isha. Nuk prisja të merrja aq shumë dashuri dhe mbështetje”, tha Bebe për People.

Ndërkohë që po punon ende me veshjen ku do shfaqet në natën e madhe, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka treguar se kush do ta shoqërojë në tapetin e kuq.

“Në mbrëmjen e Grammy do të shkoj me nënën time, vëllain dhe babain. Do t’i sjell të gjithë në tapetin e kuq. I dua që të jenë me mua në çdo hap. Do të jem duke festuar pavarësisht çdo gjëje, o humba o fitova”, përfundoi Bebe.

Këngëtarja e vërtetoi sërish se fitorja nuk ka rëndësi, por pjesëmarrja. Ndarja e cmimeve Grammy do të mbahet me 10 shkurt dhe Bebe është e nomimuar për cmimin e artistes së re më të mirë dhe të performancës më të mirë në grup.

Zjarr Tv Ad