Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti Ralf Gjoni, është përjashtuar pak çaste më parë nga seanca e sotme e Kuvendit. Ky vendim, u mor nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi , pasi deputeti mori fjalën pa leje.
Biseda:
Ruçi: Kush ta dha fjalën ty? Jo nuk tha dhashë fjalën, ulu, nuk ke pse artikulon. Njësoj si ty jam. Për gardën e republikës nuk fole, po ik.
Gjoni: E ke zakon ti.
Ruçi: Ulu, mos më bëj të marr masa. Të tërheq verejtje.
Gjoni: Do të kërkoj një fjali, më përmende emrin.
Ruci: Nëse zapton foltoren e di që përjashtohesh. Je i përjashtuar nga seanca, dil jashtë.
Gjoni: Do të kërkoj masën tjetër.
Ruci: Je trim i madh ti. Zotëri po pengon.
Gjoni: Jo po je ti trim. Nuk largohem, madje zë dhe vendin tënd.