Gramoz Ruçi zbulon pozicionin që do të marrë gjatë mandatit të tretë…

0
632
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka folur për emrat e kabinetit të ri qeverisës. I pyetur se çfarë pozicioni do të ketë ai në PS, Ruçi tha se tashmë do të jetë një socialist, familjar dhe gjysh i përsosur duke njoftuar largimin përfundimtar të tij nga politika.

Si ju duket qeveria e re?
“Dale të dalë njëherë qeveria e re”, tha fillimisht Ruçi.

Ju ku do ju shohim së shpejti?
“Ku do më shihni? Në rolin e ri që kam deklaruar, socialist, familjar dhe gjysh i përsosur, kaq”, tha Ruçi për Euronews.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar 16 ministrat e kabinetit të ri ku bien në sy emra me të cilët ai ka qeverisur gjatë mandatit të dytë, por dhe emra të rinj.

Zjarr Tv Ad