Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale F.M., 44 vjeç banues në Durrës, pasi u kap duke transportuar 9 shtetas sirianë me mjetin e tij në unazën e qytetit të Gramshit. Raportohet se 9 shtetasit sirianë kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shteti grek. Sirianët do të transportoheshin kundrejt një pagese që varionte nga 440-1000 euro për person, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Kosovës. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.