“Gratë e kuptojnë më mirë këtë parti”, Rama në takim me kryetarët e degëve: Na duhet një frymë e re në PS, ta lëmë pas të shkuarën

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me drejtuesit e rinj të PS në 61 bashkitë e vendit, tha se kjo forcë politike ka nevojë për një frymë të re.

Rama theksoi se Partia Socialiste duhet të bëjë një transformim që shkon paralel me ndryshimet e kohës dhe të largohet nga e vjetra.“Njësitë edhe më të rëndësishme sipas meje të transformimit hap pas hapi të partisë në diçka tjetër. Në diçka tjetër që t’i përgjigjet kohës së re që jetojmë. T’i përgjigjet ndryshimeve të rëndësishme që ndodhin në mënyrë të vazhdueshme dhe që i përgjigjet një nevoje për të mbajtur sa më pranë njerëzit që na kanë besuar dhe që na besojnë.

Një kohë të re për diçka të ndryshme edhe në sensin e largimit sa më shumë nga ai aksi i vjetër dhe shumë i konsumuar i një partie dedikuar si një hapësirë ku disa ankohen se disa duan punë në shtet, dhe disa kërkojnë punë në shtet, dhe disa thonë çfarë t’i themi ne x apo y kur nuk jemi në gjendje t’i japim kryetarit të partisë një punë në shtet. Kjo duhet të jetë e shkuara. Partia duhet të mobilizojë forcat që të jetë një parti zëdhënëse e shumicës qeverisëse në territor, që të jemi një parti ndërmjetëse mes shumicës qeverisëse dhe zgjedhësve”, deklaroi kryeministri.

Në fjalën e tij, kryeministri u ndal edhe tek rëndësia që iu dha në garën për kryetarët e rinj, grave dhe vajzave. Sipas tij PS është një parti e mençur, pasi gratë e kuptojnë më shumë.

“Kam qenë gjithmonë partizan i idesë që statuti duhet të ketë sa më pak të tilla sepse ato që ti vë duhet pastaj ti zbatosh. Por te kjo e grave dhe vajzave e kam të pamundur të pajtohem. PS është një parti që gratë e kuptojnë më mirë seç e kuptojnë burrat. Që do të thotë se është një parti më e mençur. Nuk mund ta tolerojnë që të kemi një parti në territor që të ketë një grup të tillë, kudo qoftë.

Ajo që më rezulton është se në ato komunitete që ka gra janë edhe më të mençura, janë burrat problematikë. Një vend që nuk ka ekuilibër gjinor është një vend që rri me një këmbë. Një vend gjysmagjel. Një nga arsyet që pse ne i kemi dhënë më shumë hapësirë grave dhe vajzave”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad