Gratë e liruara nga IS-i, heqin mbulesën dhe e djegin atë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa gra që janë liruar nga ISIS në Siri, kanë hequr mbulesat e tyre dhe i kanë djegur ato, të cilat ishin të detyruara t’i mbanin gjatë gjithë kohës

Qendra për Sigurimin e Njeriut ka bërë të ditur për The Independent se këto gra nuk kanë pasur të drejtë ta heqin asnjëherë mbulesën e tyre dhe se atje ka pasur edhe ‘rregulla’ të tjera.

“Sa ishin nën kontroll të ISIS gratë detyroheshin të vishnin rroba religjioze, burrave u ishte ndaluar pirja e duhanit, dhe fëmijët nuk kishin të drejtë të luanin ose kërcenin në rrugë”, bëhet e ditur nga HSC.

Një gjë e tillë është filmuar dhe është publikuar nëpër mediat lokale, ku gratë shihen duke i djegur mbulesat, më pasë pijnë duhan dhe fëmijët vazhdojnë të luajnë.

Ndryshe, këto gra janë liruar në një zonë afër Deir Ezzor në perëndim të Sirisë, nga Forcat Demokratike të Sirisë (SDF), me ndihmën e Forcës për Mbrojtjen e Popullit Kurd.

 

Zjarr Tv Ad