Ditën e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra profesioniste të fushave të ndryshme, në kuadër të Zgjedhjeve të 25 Prillit.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, u trajtuan çështje të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë.
Ktu demokrat, tha se prishja e ekuilibrave të shoqërisë, e ka zanafillën në 8 vite dështim dhe pa asnjë bilanc, të një njeriu që politikën e përdor si një art mashtrimi. Ndërkohë një nga personazhet e ekranit Inna Kollçaku, u shpreh se tek Basha, shikon respektin që lideri demokrat ka ndaj gruas.
“Ky grupi këtu jam shumë e sigurt, por edhe salla se është goxha, nëse nuk e mban fjalën për të drejtat e grave do të të qepen aq keq në Instagram, do të të grijnë”, tha Kollçaku.
Ky koment, solli një moment humori mes grave që ishin të paranishme në takim.