Gratë në Krujë e Durrës në protestë

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fasoneria ku punonin është mbyllur pas zbulimit të katër rasteve me koronavirus, ndaj punëtorët zbritën në protestë.

“Shëndetësia e ka mbyllur, shteti përgjigjet për ne.”

Para bashkisë së Krujës u ankuan se vendimi i mbylljes i ka lënë në rrugë dhe në vështirësi ekonomike.

“Jam kryefamiljare, kam dy fëmijë për të rritur. I kam në shkollë, nuk më del për bukën e gojës. Nuk mund të rri pa bukë dhe pare në shtëpi, dua të marr atë që më takon.”

Ndaj kërkuan hapjen e punës ose pagën e luftës.

“Pronari thotë se ka aplikuar për pagën e luftës por nuk na është mundësuar.”

Peripecitë për pagën e luftës ngritën në protestë edhe punonjëset e pastrimit të peshkut në Durrës.

“Duam lekë nga shteti sikur ua ka dhënë të gjithë punëtorëve.”

“Për tërmetin nuk morëm gjë, nga korona jo.”

Ata thonë se firma nuk i paguan, ndërkohë që nuk kanë përfituar as mbështetjen financiare të qeverisë.

“Sot bëra denoncimin për firmën, deri sot e lashë me mendimin se po filloj punë, po sigurohem”.

Në vazhdimësi, punonjës në sektorë të ndryshëm të ekonomisë kanë protestuar dhe janë ankuar për pagën e luftës dhe mungesën e mbështetjes.

Zjarr Tv Ad