“Grekët e pavarur”, kundër marrëveshjes me maqedoninë

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Nëse Marrëveshja e Prespës vazhdon të kalojë në IRJM, unë do të dorëhiqem nga dikasteri i Mbrojtjes, duke marrë kështu përgjegjësinë, do të dorëhiqem nga Qeveria”, ka deklaruar Kammenos. Reagimi i tij pason deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev se Marrëveshja e Prespës garanton identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase, dhe se askush nuk do të mund t’ua mohojë maqedonasve përcaktimin e tyre etnik.

Komentet Khammenos i ka bërë gjatë një vizite në një kazermë të ushtarëve grekë, ndërsa ka përsëritur se “vijat e kuqe”, asnjëherë nuk mund të kapërcehen. “Duhet ta kuptoni se ekzistojnë disa çështje që paraqesin ‘vija të kuqe’ për ne dhe unë si drejtues politik i forcave të armatosura, dhe për shkak të qëndrimit tim publik, nuk mund të pranoj që të mbetem ministër i Mbrojtjes kombëtare dhe në të njëjtën kohë të nënshkruaj tradhtinë e termit ‘Maqedoni’”, ka thënë Kammenos.

Nga mesi i janarit 2019, Parlamenti i Maqedonisë pritet t’i votojë ndryshimet kushtetuese, me çka edhe mbyllet zbatimi i Marrëveshjes për emrin, ndërsa ky vend në të ardhmen do të quhet “Maqedonia e Veriut”. Por, marrëveshja do të jetë e vlefshme vetëm nëse ratifikohet edhe nga Parlamenti i Greqisë. Marrëveshja zgjidh kontestin 27-vjeçar të emrit mes dy vendeve, me çka zhbllokohet edhe procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Zjarr Tv Ad