Ditën e sotme i jepet lamturmira e fundit 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas, i cili u vra nga forcat RENEA 12 ditë më parë.
Siç ishte paralajmëruar kanë mbërritur edhe 8 autobusët e parë nga Greqia që do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit. Mediat greke kanë raportuar se më shumë se 2000 shtetas grekë pritet të mblidhen në fshatin Bularat.
Me flamuj grek në duar grekët e pranishëm mbajnë parullat “Kostandin jeton, ti na drejton”.
Raportohet se policia shqiptare ka shoqëruar 4 persona, pasi mbanin në makinë simbole antishqiptare. Po ashtu ka kthyer një furgon me mbështetës të Agimit të Artë dhe dhjetëra persona me simbole dhe flamuj grekë, të cilët tentuan të hynin në territorin shqiptar me makina të vogla.
Policia shqiptare po bashkëpunon me atë greke për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm. Po ashtu policia po vëzhgon dhe po mban nën mbikqyrje persona me precedent penal, kryesisht ata të Agimit të Artë.
Përcjellja drejt banesës së fundit e 35-vjeçarit do të bëhet sot në orën 13:00 në fshatin Bularat, ndërsa prezent do të jenë edhe forcat e policisë.
Trupi i Kaçifas, cili u vra para 12 ditësh nga RENEA mbërriti në fshatin Bularat pasditen e ditës së djeshme