Grekët “pushtojnë” Bularatin, nëna e 35-vjeçarit: Shqiptarët nuk e donin minoritetin

0
136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Situata në Bularat duket se po tensionohet nga ora në orë. raportohet se në fshat kanë mbërritur mbi 100 persona nga Greqia në pritje të varrimit të 35 vjeçarit, që u vra një ditë më parë pasi sulmoi me armë efektivët e policisë. Banorët thonë se jeta e tij mund të ishte kursyer dhe se ai nuk ka qenë ndonjëherë person i dhunshëm.

Kostanidons Kaçifa ishte baba i një vajze, i divorcuar dhe prej kohësh jetonte në Athinë. Në shtëpinë e tij në Bularat jeton vetëm nëna e tij, e cila në një prononcim për mediat greke, është shprehur se tashmë nuk e do më jetën pa djalin e saj.

“Përse duhet të vritej fëmija im?! Djali ishte i gëzuar qe dje kishte festë. Shqiptarët nuk e donin minoritetin”. Kështu pohon mes lotësh nëna e Kostandin Kacifas, i cili mbeti i vrarë dje në Bularat të Gjirokastrës pas shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Kaçifa qëlloi me armë ndaj efektivëve dhe nuk iu bind thirrjes për t’u dorëzuar, por ka bërë disa orë rezistencë me plumba. Incidenti nisi paraditen e së dielës pak minuta para se në këtë zone të zhvillohej ceremonia e festës kombëtare e Greqisë.

Zjarr Tv Ad