Grenell akuza UNMIK-ut: Shpërdorim i taksave të SHBA! Me Trump nuk do kishte tensione
Ish i dërguari special i SHBA gjatë presidencës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas situatave të fundit në veri të Kosovës.
‘UNMIK është një humbje e parave të taksapaguesve amerikanë, ndaj duhet që t’i ushtrohet një reformimi total, ose të shkrihet’, shkruan Grenell në Twitter.
Gjithashtu Grenell thekson se kjo dhunë e fundit nuk do të kishte ndodhur nëse Donald Trump dhe ekipi i tij do të ishin ende në detyrë.
Postimi i Grenell:
Liderët e Misionit të Kombeve të Bashkuara të Kosovës, fajësojnë komunikimin e dobët, BE-në, Von Der Leyen dhe NATO-n për episodet e fundit të dhunës. Por në fakt është UNMIK që nuk është efektiv dhe i ngadaltë. UNMIK është një shpërdorim i taksave të SHBA-së dhe duhet që të reformohet totalisht, ose të mbyllet. Liderët në Beograd dhe Prishtinë duhet të bien dakord që të ndalojnë fushatat e njohjes dhe mosnjohjes, edhe pse Joe Biden refuzon që të përfshihet në këtë çështje. Jam i sigurt se videot e fundit të dhunës, nuk do të kishin ndodhur nëse Donald Trump dhe ekipi i tij do të ishin sërish në krye të SHBA-ve. Ekipi i Trump ishin të përfshirë në çështjet e brendshme të Ballkanit. Lidershipi është ajo që vlen.