Greqi, arrestohen 3 shqiptarë

0
15

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim pasi u kapën duke transportuar drogë. Shqiptarët u vunë në pranga në dy operacione të ndryshme. Operacioni i parë, i cili u zhvillua në Drosopigi u sekuestruan 68 kg marijuanë, i cili po transportohej me një makinë ku ndodheshin dy të rinj shqiptarë. Operacioni tjetër u zhvillua në Igumencië, ku në makinën që drejtohej nga një 25 vjeçar shqiptar u sekuestruan 10 pako me 9 kg 650 gram marijuane.