Greqi/ Bie nga skela dhe humb jetën punëtori

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi teksa mësohet se ka vdekur një punëtor në stadiumin e ri që po ndërtohet për skuadrën e AEK-ut, në Athinë. Mediet greke raportojnë se i ndjeri ishte në skelë, në shtyllën veriperëndimore, kur papritur ka rrëshqitur duke rënë nga disa metra lartësi. Ambulanca ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por ai ishte i pajetë. Punimet në stadiumin e AEK-ut janë pezulluar pas kësaj ngjarje të rëndë.

 

Zjarr Tv Ad