Një grua shqiptare është arrestuar nga policia greke pasi u kap me një sasi prej 35 kilogram hashash në makinën që kishte marrë me qera.
E reja kishte përdorur fëmijët e saj të vegjël për të shmangur dyshimet e policisë të cilët ndodheshin në sediljen e pasme të makinës.
Sipas mediave greke, shqiptarja përdori dy fëmijët, njërin dy vjeç e gjysmë dhe tjetrin disa muaj, për t’i dhënë pamjen e një nëne të dashur.
Autoritetet e Igumenicës kishin marrë informacion për drogën që ndodhej në makinën e gruas shqiptare.
Gjatë kontrollit, policia e ndaloi shqiptaren duke i kontrolluar makinën ku iu gjetën 33 pako kanabis me peshë totale 35 kg.
Shqiptarja u arrestua dhe u dërgua në organet e drejtësisë, me akuzën e transportit të lëndëve narkotike.
Ndërkaq policia ndaloi edhe pronarin e kompanisë që jepte makina me qera.