6 Ton hashash ‘çokollatë’ janë gjetur në një anije e quajtur “NOKA” me flamur sirian të ankoruar në portin e Heraklion në Kretë. Autoritetet filluan inspektimin e plotë të 18 kontejnerëve të saj pasi kishin marrë informacione për një ngarkesë të dyshimtë.
Autoritetet portuale gjetën kete lende në dyshemenë e dyfishtë të konteinerëve. Rojet bregdetare morën informacionet nga Franca për sasinë e drogës mbrëmjen e së dielës dhe nisën hetimet në orët e para të mëngjesit të së hënës. Pas dy ditësh kërkime ishte zhurma brenda disa kontenjerëve që tradhtoi trafikantët, vetëm pak para nisjes së anijes. Kontenjerët kishin një shtresë të dyfishtë me dru dhe në mes të saj ishte vendosur ngarkesa me hashash.
Anija kishte ardhur në portin grek nga Lattakia, Libi. 18 kontejerët mbanin brenda një gamë të gjerë mallrash duke filluar nga veshje, këpucë e detergjentë. Sipas mediave greke, kompania, ka mohuar çdo përfshirje në trafikun e drogës.