Greqi, kapet varka me vela, po transportonte 1 ton kanabis

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoritetet Greke kanë kapur një ngarkesë masive të kanabisit në një liman afër qytetit të Gytheio të vendosur në gjirin Laconian në Peloponezin jugor.

Sipas autoriteteve portuale të Gytheion sasia vlerësohet të jetë 1 ton dhe u gjet në një varkë me vela të quajtur “MY DREAM” me një flamur të shtetit të Delaëare.

Varka me vela u zbulua gjatë një kontrolli rutinë nga një anije patrullimi që lundronte në zonë.

Dy shtetas të huaj, 42 dhe 28 vjeç, ishin në bordin e anijes me vela, të cilët u arrestuan.

Pas kontrollit, në anije u zbuluan 50 çanta të zeza që përmbanin 637 qese të paketuara me kujdes.

Autoriteti Portual Gytheio, i cili po zhvillon hetimin paraprak, sekuestroi lëndën narkotike, si dhe varkën me vela.

Zjarr Tv Ad