Greqi, në parlament nis debati për votëbesimin

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nis në parlamentin grek debati për votëbesimin e qeverisë. Ky vendim është marrë me kërkesë të vetë kryeministrit Aleksis Tsipras, pas dorëheqjes së Ministrit të Mbrojtjes, kreut të grekëve të pavarur Panos Kammenos, një kundërshtar i fuqishëm i Marrëveshjes së Prespës. Debate i votëbesimit do të zgjasë dy ditë, ndërsa mesnatën e të mërkurës pritet të zhvillohet votimi i hapur.

Votëbesimi nuk ka të bëjë me Marrëveshjen e Prespës, pasi janë dy votime të ndryshme por garantimi i votave prej 151 deputetëve, i shërben qeverisë edhe për ratifikimin e marrëveshjes së emrit.Ndërkohë, dorëheqja e kreut të grekëve të pavarur Panos Kammenos, nuk u mbështet nga të gjithë funksionarët e tij në pushtet. Në mbështetje të kryeministrit Tsipras, dolën haptazi ministrja e turizmit Elena Kundura dhe zëvendësministri i Bujqësisë Vasilis Kokalis të cilët më pas Kamenos i largoi nga grupi parlamentar i Grekëve të pavarur.

Por sipas opozitës dhe shumë analistëve, gjithçka ka qenë e planifikuar shumë herët, madje edhe dorëheqja e Kammenos.Nëse kryeministri grek Aleksis Tsipras merr sërish besimin nga parlamenti atëherë menjëherë do të vendoset edhe data e ratifikimit te Marrëveshjes se Prespës.

 

 

Zjarr Tv Ad