Greqi, Qeveria kërkon të shesë 30% të aeroportit të Athinës

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria greke do të kërkojë një blerës për 30% të kapitalit të aeroportit ndërkombëtar të Athinës, deklaroi sot ministri i Financave në çastin që qeveria e re konservatore po përpiqet të përshpejtojë privatizimet.

“Ne do të procedojmë me shitjen e 30% të kapitalit të aeroportit ndërkombëtar të Athinës, që është nën kontrollin e shtetit grek”, theksoi Christos Staikouras në një mesazh të publikuar në profilin e tij “Twitter”, pas një mbledhje të qeverisë mbi këtë çështje.

 

Ky , më i rëndësishmi në vend, ka regjistruar 24 milionë pasagjerë në vitin 2018, nga të cilët 16,4 milionë kanë qenë udhëtarë ndërkombëtarë.

Zjarr Tv Ad