Policia greke ka raportuar se ka arritur të shkatërrojë një grup të trafikut të drogës, në përbërjen e të cilit ishin 7 shqiptarë dhe një grek.
Sipas po të njëjtave raportime thuhet se të arrestuarit i përkasin moshës nga 21 deri në 33 vjeç, ndërkohë që janë identifikuar edhe 4 anëtar të tjerë, dy prej të cilëve ndodhen në burgjet greke.
Autoritetet helen shprehen se grupi e kishte nisur këtë aktivitet në prill të këtij viti, ndërsa drogën e merrnin nga Shqipëria.
Policia rka deklaruar se në gjurmë të këtij rrjeti ka rënë muajin e kaluar, kur u arrestua një shtetas shqiptar dhe u sekuestruan 32 kg kanabis.
Me arrestimet e ditës së sotme, policia ka sekuestruar edhe 7.3 kilogramë të tjerë kanabis, një peshore precizoni, një shumë prej 1.550 euro, si dhe 10 telefona celularë.