Greqi/ Zhduket shqiptarja, autoritetet apel për ndihmë

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 31-vjeçare me banim në Greqi, rezulton të jetë zhdukur që nga data 17 dhjetor i këtij viti.

Shtetasja Aurora Mici sipas mediave greke humbi gjurmët në Follorinë pranë kufirit greko-shqiptar.  Ditën që u zhduk gruaja kishte veshur xhinse, atlete të bardha, një xhaketë të zezë, gjithashtu kishte edhe një çantë të zezë.

Policia greke e shpalli zyrtarisht të humbur 31-vjeçaren shqiptare, ku deri më tani, nuk rezulton asnjë shenjë jete rreth saj.  Autoritetet u bëjnë apel të gjithë qytetarëve që të sinjalizojnë informacione rreth vendodhjes së mundshme të shqiptares  Aurora Mici.

Zjarr Tv Ad