“Greqia bleu mediat shqiptare” Historiania: Bëni publik emrat e atyre që u shitën

0
155
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Historiania Elena Kocaqi kërkon që shteti të bëjë publike emrat e te gjithë atyre njërëzve qe janë shitur për interesat e shtetit grek.
Reagimi vjen një ditë pasi mediat greke shkruanin se ministria e jashtme greke ka financuar me fondet sekrete mediat në Shqipëri dhe Maqedoni. Flitet për një fond prej 1 milionë eurosh.

“Shteti jonë të kërkoj sqarim nga Greqia, për ato miliona dollar te hedhura nepër portale, gazetar, bursa studimi, investime ne Shqiperi, për llogari të një helenizmi fallco, nga me qesharaket dhe nga me te rrezikshmit qe ka njohur historia. Te bëhen publike emrat e te gjithë këtyre njërëzve qe janë shitur për interesat e shtetit Grek” shkruan Elena Kocaqi në një postim në facebook.
“Për të hedhur miliona dollarë, për të bërë Shqiptarët Grek fallco, nuk qënka fare ne krizë Greqia ” vijon më tej me ironi historianja.
Gjithashtu i kërkon prokurorisë të nisë hetimet
Shteti Grek duhet te dijë një herë e mirë, se te vetmit pasardhës të Helenëve antik janë pikerisht Shqiptarët, me gjuhën dhe kulturën e tyre dhe te pushoj së shtrëmbëruari të vertetën, ne emër të një marrëzie me Grek fallco, pasi me këtë i kanë bërë një dëm të madh vetes në radhë të parë, duke u shëndrruar nga helen origjinal, siç jane Arvanito-Shqiptarët ne Grek fallco. Nga ana tjeter edhe Prokuroria Shqiptare, duhet te hapi nje hetim për keto financime sekrete dhe të paligjshme dhe te çoj para drejtësisë të gjithë këta individ që kanë punuar me pagesë, kundër interesave te shtetit Shqiptar

Zjarr Tv Ad