Greqia financon mediat në Shqipëri/ PDIU: Të mbledhë Këshillin e Sigurisë

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i është rikthyer skandalit të blerjes së mediave në Shqipëria nga Greqia.

Idrizi i bën thirrje Presidentit të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe të hetojë fondet e ardhura nga fqinji për ‘manipulimin e opinionit publik.

Ai  ndër të tjera kërkon nga Prokuroria të nisë hetimet

“1 milion euro fonde të zeza vetëm për muajin e fundit, me të cilat shteti fqinj ka blerë media e portale shqiptare duke i paraqitur tezat progreke si mendime të paanshme. Qëllimi i këtyre fondeve ishte të vazhdojë të dëmtojë moralisht çështjet tona kombëtare, të manipulojë marrveshjen e detit, të varrosë çështjen Çame e të vazhdojë diskriminimin ndaj shqiptarëve të çamërisë. Tani besoj se është e qartë që kemi thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën kur ju paralajmëruam per aktet e dënueshme, për blerjen e një pjese të mediave shqiptare e ku disa individë gjoja të paanshem vazhdonin të mbillnin urrejtje e armiqësi për shqiptarët e Çamërisë.  Ishim të qartë kur ju spjeguam se si në zgjedhjet e fundit egzekutoheshin mandatet e PDIU-sç, që në Parlamentin e Shqipërisë të mungonte faktori politik Çam, megjithatç u votuam nga 76 mije Shqiptarë, me një qëllim të vetëm: “Çameria mos të ekzistojë”. U  shpreh Idrizi.

 

Zjarr Tv Ad