Greqia hap ishujt për vizitorët

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Greqia ka hequr masën që ndalonte udhëtimin nëpër ishuj. Kjo lëvizje bëhet për të rinisur së punuari industrinë e turizmit pas disa javësh në karantinë.

Tragetet do të lëvizin nëpër ishuj, pasi janë ndaluar ta bëjnë këtë gjë që prej Marsit. Në fakt shtetit helen është një ndër vendet që e ka luftuar me sukses koronavirusin. Atje numërohen 2 878 raste dhe 171 viktima.

Javën e kaluar kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakiss, tha se vendi do të hapë turizmin me vendet e huaja më 15 Qershor, më herët seç ishte planifikuar.

Ai u shpreh se nga 1 Korriku do të nisin fluturimet me Greqinë dhe do të hapen hotelet sezonale. Mitsotakis tha se nga ajo ditë karantina dy javore për të huajt nuk do të jetë më në fuqi.

Por turistët nga vende që kanë infektime të larta nuk do të lejohet të vijnë. Industria e turizmit është jetësore për ekonominë e vendit, pasi llogaritet një e katërta e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Greqisë.

Zjarr Tv Ad