Greqia hap kufijtë tokësorë me Shqipërinë nga 1 korriku

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Greqia konfirmon hapjen e pikave kufitare doganore me Shqipërinë, në Kapshticë dhe Kakavijë duke filluar nga 1 korriku. Lajmi I bë me dije nga zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas.  Greqia ka kaluar në një faze të re hapje. Sot njoftoi rihapjen e kampeve për fëmijë, kinematë, mensat në teatro dhe kinema, kazinotë dhe teleferikët.Konferencat, panairet tregtare, koncertet dhe ngjarjet artistike janë gjithashtu të lejuara.Hapi përfundimtar do të bëhet me 1 korrik, ku të gjithë gjitha aeroportet e vendit do të jetë të hapura për fluturime të huaja.Petsas theksoi se “është shumë pozitive që Greqia, si destinacion, po tregon rritjen më të madhe në botë në prenotimet e biletave të avionëve”.Petsas shtoi gjithashtu se “nesër, ardhja e anijeve nga jashtë për në portet greke do të lejohet. Në të njëjtën kohë, po hapen portat hyrëse të Evzoni, Kakavia, Krystalopigi, Promachonas, Nymfaia, Kastania dhe Kipi “.Në të njëjtën kohë, ai theksoi se qeveria vazhdon të përgatitet për të siguruar mbrojtjen maksimale të mundshme të shëndetit të punëtorëve në industri, banorët në destinacionet turistike.Ai paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerancë për shkeljen e rregullave sikundër janë vërejtur së fundmi në transport dhe dyqane.

Zjarr Tv Ad