Greqia jashtë Euro2020, debuton një lojtar shqiptar me helenët

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Greqia shënon humbjen e tretë rradhazi në raundin e pestë të kualifikueseve të Euro 2020. Përballë Kishin Finlandën të cilët morën 3 pikë të vlefshme, me rezultatin minimal 1-0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi një prej lojtarëve më të përfolur në Premier League për momentin, Teemu Pukki i cili e ka nisur më së miri sezonin e ri me skuadrën e Norëich.

Për kombëtaren greke luajti një 90 minutësh të plotë Mario Vrushaj me origjinë nga Shqipëria. Duke u aktivizuar si titullar ai “humbet” mundësinë për të luajtur me një kombëtare tjetër.

Humbja që në debutim si dhe skualifikimi nga Euro2020 nuk është pikërisht ajo që Vrushaj priste nga ndeshja e tij e parë.

Në vetëm 5 ndeshje helenët kanë grumbulluar vetëm 4 pikë duke e lënë atë në vendin e parafundit në renditjen e grupit j. Është e pamundur për kualifikim pasi ata ndodhen 8 pikë larg vendit të dytë.

Zjarr Tv Ad