Greqia merr vendimin: 100 euro gjobë çdo muaj për ata që nuk bëjnë dozën e tretë të vaksinës

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Greqia ka marrë vendimin që të gjobisë personat që nuk kanë marrë dozën e  tretë të vaksinës anti-Covid.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Ai u shpreh i shqetësuar për variantin e ri Omicron, teksa tha se personat e grupmoshës 60 vjeç e lart që nuk do të vaksinohen me dozën e tretë kundër Covid do të gjobiten çdo muaj me nga 100 euro.

“Është një vendim që më mundoi mua personalisht. Vaksinimi nuk është vetëm i detyrueshëm, por është i domosdoshëm. Masat e shpallura dhe detyrimi i vaksinimit janë të domosdoshme. Ata mbi 60 vjeç që nuk janë vaksinuar deri më 16 janar do të gjobiten me 100 euro. Paratë do të mblidhen në një fond të posaçëm për mbështetje shëndetësore. Vendimi im  e përsëris nënkupton mbrojtje dhe jo dënim”tha Mitsotakis.

Zjarr Tv Ad