Greqia në gjëndje kritike, autoritetet japin njoftimin urgjent për banorët(VIDEO)

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Orët në vazhdim do të jenë kritike për ishujt grekë në detin Jon, të cilët janë nën sulmin e një cikloni të fuqishëm mesdhetar, që shkaktoi dëme të rënda në ishujt e Kefalonias dhe Zakinthos.

Autoritetet thonë se të rrezikuara nga stuhia e rrallë tropikale janë edhe Atika dhe Evia veriore. Erërat e fuqishme goditën Kefalonian në orët e para të së premtes, kur stuhia e njohur si Ianos, preku tokën në Greqi. Pamje të xhiruara në zonë treguan varkat e rrëzuara në zonën e portit dhe buldozierët teksa përpiqeshin të pastronin rrugët e përmbytura nga mbeturinat dhe uji.

Disa rajone në perëndim të Greqisë kanë aktivizuar gjendjen e alarmit maksimale, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se mund të përballen me ciklonin më të fortë mesdhetar të regjistruar deri më tani.

Stuhia e rrallë, e cila ka karakteristika të uraganëve dhe tajfunëve, mund të krijohet mbi ujra më të ftohtë dhe të zhvendoset nga perëndimi në lindje.

Shenja të fuqizimit të saj duken në imazhet satelitore, që ofrojnë pamjet e një uragani të ngjashëm me ato që godasin zakonisht Karaibet.

Zjarr Tv Ad