Greqia ka vendosur të rinovojë lejet e qëndrimit edhe për emigrantët, pasaportat e të cilëve kanë skaduar edhe brenda këtij viti 2020.
Ministria e Brendshme e Greqisë i ka dërguar qarkoren për nisjen e procedurave, prefekturave të vendit, pas kërkesës së bërë nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë me ndërmjetësinë e ekspertit të emigracionit, Fatos Malaj. Vetë Malaj ka publikuar dokumentin në Fb dhe ka lënë këtë shënim më herët, ku tregon tentativat e tij:
Shumë emigrant shqiptar në këto momente janë në prag të përfundimit si të pasaportës ashtu edhe të lejes së qëndrimit. Me pasaportë të përfunduar nuk munden të aplikojnë. Situata e krijuar për arsyet që dihen tashmë krijon vonesa në aplikimet si edhe marjen e pasaportës së re. Propozimi im drejtuar kopetentit është , të lejohet aplikimi me pasaportën e vjetër ku emigranti të ketë të përkthyer e- mailin ku ka marë përgjigjen për datën e takimit në Ambasaden. Kjo do të bëjë të mundur që emigranti të pajiset me vërtetim blu dhe mos të ngelet i paligjshëm deri në momentin ku do të mari pasaportën e re. Shpresoj që takimet të dalin me sukses dhe të arrihet ky qëllim.”