Greqia, Qipro, Izraeli në kërkim të gazit në detin Mesdhe

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërtimi i gazsjellësit East Med ka mbledhur në Jerusalem, udhëheqësit e Greqisë, Qipros dhe Izraelit. Tubacioni do të fillojë nga Izraeli dhe do të përshkojë basenin e juglindor të Mesdheut për të dalë në Itali përmes kanalit të Otrantos.

Siguria energjetike në Detin Mesdhe është çështja kryesore që po diskutohet në samitin trepalësh midis Greqisë, Qipros dhe Izraelit, që po zhvillohet në Jerusalem. Fokusi kryesor do të jetë gazsjellësi East Med. Gjigantët energjetikë e shohin me interes të madh zbulimin e gazit në rajonin e Europës Juglindore, ndërsa fuqitë e mëdha janë duke u ndeshur për zotërimin e tregut në pjesën tjetër të Europës. Ndaj në këtë kontekst, gazsjellësi i planifikuar East Med është tema kryesore e samitit mes kryeministrit grek Aleksis Tsipras, atij izraelit Bejamin Netanyahu dhe presidentit qipriot, Nicos Anastasiades.

Gazsjellësi “East Med” do të fillojë nga Izraeli dhe do të përshkojë basenin e juglindor të Mesdheut dhe më pas do të dalë në kanalin e Otrantos për të shkuar në Itali. Këtu ai i afrohet gazsjellësit TAP që kalon përmes Shqipërisë.

Shqipëria dhe Greqia nuk kanë përcaktuar ende kufirin detar dhe kjo çështje mund të vonojë planet e kalimit të tubacionit në Greqinë Perëndimore, por edhe të zbulimit të gazit në këtë rajon. Megjithatë, zona më me interes për gazin është jugu i ishullit të Kretës, por për të do të priten 2 deri në 3 vjet për të pasur informacion të sigurt.

Sipas burimeve, gjiganti amerikan ExxonMobil, përveç kërkimeve në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Qipros, synon të marrë koncesione edhe në Izrael me qëllim për të krijuar në terren më të shëndoshë ekonomik për gazsjellësin, ende në letër, East Med.

 

Zjarr Tv Ad