Greta Koçi tregon se pse hoqi dorë nga politika

0
203
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja e njohur Greta Koçi dikur ka qenë mjaft aktive edhe në politikë.
Për një periudhë afro katër vjeçare, ajo ka qenë drejtuese e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, të udhëhequr nga Sali Berisha.

Mirëpo, duket se viteve të fundit, fokusi i saj i madh është vetëm muzika dhe biznesi, pasi tash e sa kohë ka hapur me motrën e saj edhe një atelie në Tiranë.

Këngëtarja ka rrëfyer arsyet që çuan deri në largimin total nga fusha e politikës.

“Në fakt , angazhimi im atje ka qenë shumë serioz dhe mua më ka ndihmuar shumë edhe për të mësuar gjëra të reja dhe besoj kam dhënë një kontribut të vlefshëm për aq kohë sa ishte. Por e kam ndërprerë totalisht tashmë”, është shprehur Greta.

E njëjta ka treguar se e ndjente të nevojshme këtë largim, në mënyrë që t’i përkushtohej tërësisht muzikës.

“Jo, besoj që ishte mjaftueshëm një mandat sepse unë drejtova Forumin për 4 vite. Ishte shumë impenjative dhe erdhi momenti që duhej të kishte një shkëputje dhe të merresha më shumë me muzikën”, ka thënë tutje këngëtarja.

Zjarr Tv Ad