Greta Thunberg merr përkrahje nga Michelle Obama

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, i ka dhënë publikisht përkrahje aktivistet suedeze për mbrojtjen e klimës, Greta Thunberg, pasi ajo në një formë u sulmua nga presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një postimi në Twitter.

“Greta, mos e lejo askënd që ta zbehë dritën tënde. Njësoj si vajzat që i takova në Vietnam dhe në mbarë botën, ti ke shumë për të na ofruar. Injoroji ata që dyshojnë dhe dije që miliona njerëz të përkrahin”, shkroi zonja Obama pas një vizite në Vietnam.

Kjo porosi erdhi pasi presidenti Trump shkroi që suedezja Thunberg, e cila është diagnostikuar me Sindromin e Asperger-it, ka problem me kontrollimin e zemërimit dhe duhet të qetësohet. “Shumë qesharake. Greta duhet të punojë për problemin e saj rreth menagjimit të zemërimit, pastaj të shkojë për ta shikuar një film të mirë me një shoqe. Qetësohu, Greta, qetësohu”, shkroi më herët kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Ndryshe, në konferencën e liderëve të rinj, e cila po mbahet në Malajzi e ku po merr pjesë edhe ish-presidenti amerikan, Barack Obama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ai tha se shtetet me dalje në det dhe vendet e varfra që rrezikohen nga efektet e ndryshimeve klimatike janë duke e bërë një thirrje morale ndaj pjesës tjetër të botës për të vepruar menjëherë. Shtetet ishullore, të cilat do të mund të zhduken nga rritja e nivelit të detit, i akuzuan shtetet e zhvilluara se i kanë mbyllur sytë para krizës klimatike, shkruan “The Guardian”.

Zjarr Tv Ad