Greta Thunberg, “Personi i vitit” për 2019

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Greta Thunberg është shpallur “Personi i vitit” për 2019 nga revista Times.

16-vjeçarja suedeze, që frymëzoi një lëvizje globale për ndryshimin e klimës, është personi më i ri i zgjedhur nga revista, që filloi këtë traditë në vitin 1927. Pak para njoftimit, ajo tha në samitin e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimaterike në Madrid se dekada e ardhshme do të përcaktojë të ardhmen e planetit. Kryeredaktori i Times, Edward Felsenthal, tha për BBC se: “Ajo u bë zëri më i madh për një çështje të madhe, me të cilën përballet planeti këtë vit, duke ardhur nga askund për të udhëhequr një lëvizje në të gjithë botën.”

Kopertina e revistës mbart një fotografi të Thunberg me titullin: “Fuqia e rinisë”.

Zjarr Tv Ad