Greva e urisë, rëndohet gjendja e dy punonjësve të nënstacionit elektrik në Poçem

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është rënduar gjendja e dy punonjësve të nënstacionit elektrik dhe pompimit në Poçem që janë në grevë.

Greva e punonjësve të nënstacionit në Poçem janë futur në ditën e 6 ndërkohë shfaqen e edhe problemet e para shëndetësore të grevistët.

Dy grevistët janë duke marrë mjekim. Ata janë shprehur se kanë borxhe familje shumë të larta.

Ata janë futur në grevë pasi kanë 27 paga të prapambetura. Ata thonë se u detyruan të ndërmarrin këtë akt ekstrem për shkak të neglizhencës së autoriteteve.

Punonjësit janë ngujuar brenda stacionit kur për më shumë se 2 vjet kanë punuar pa paguar, vetëm të detyruar nga ligji që i dënon në rast se e braktisin.

Janë më shumë se 850 naftëtarë, punonjës të nënstacionit të pompimit dhe zjarrfikës nën varësi të uzinës së Ballshit që nuk paguhen.

Kompania private që administron rafinerinë thotë se ka pezulluar punën për shkak të mos furnizimit me naftë bruto nga Bankers Petroleum.

Zjarr Tv Ad