Greva në Gjermani/ punonjësit e hekurudhave kërkojnë rritje page

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Operatori kryesor i transportit hekurudhor në vend dhe një prej më të mëdhenjve ne bote, Deutsche Bahn njoftoi se shërbimet ndër-rajonale u pezulluan në mbarë vendin për shkak të aksionit 4 orësh që nisi herët në mëngjes. Një zëdhënës i saj i tha AFP-së se greva ka prekur të gjithë shërbimin. Sipas Deutsche Bahn, në landin jugor te Bavarisë, u ndërpre i gjithë trafiku hekurudhor. Negociatat e pagave mes Deutsche Bahn dhe sindikatës së punëtorëve të hekurudhave, EVG, të cilët kërkojnë një rritje prej 7.5% për 160,000 të punësuar, përfunduan të dielën pa marrëveshje.

“Nuk u arrit asgjë. Punëdhënësit na benë një ofertë, e cila nuk përputhej me kërkesat e anëtareve të sindikatës sonë”, u shpreh Regina Rusch-Ziemba, negociatore EVG.

Por operatori hekurudhor e cilësoi grevën si të panevojshme, ndërsa ofertën e përshkuan si mjaft të mirë e që përmbush sipas tij kërkesat kryesore të punëtorëve. Deutsche Bahn megjithatë, sipas agjensisë së lajmeve DPA, po përpiqet ta zgjidhë situatën dhe i ka ftuar sindikalistet për një raund të ri bisedimesh pasditen e sotme.

 

 

Zjarr Tv Ad