Punonjësit e pushtetit lokal të cilët kanë nisur një grevë 24 orëshe pas thirrjes së bërë nga Federata e Punonjësve të Pushtetit Lokal (POE-OTA) u mblodhën para Ministrisë së Financave e cila ndodhet në qendër të kryeqytetit grek Athinë dhe protestuan kundër rregullores së qeverisë në lidhje me ndërprerjen e pagesave shtesë për punonjësit e shërbimit komunal. Por jo vetëm kaq. Mediat raportojnë se punonjësit që kundërshtojnë ndërprerjen e pagesave shtesë për punonjësit e shërbimit komunal kanë bastisur Ministrinë e Financave. Disa nga protestuesit arritën të kapërcejnë kordonin e policisë të vendosur përpara ndërtesës së ministrisë dhe u ngjitën në katin e 4 të ndërtesës ku ndodhet edhe zyra e ministrit të Financave, Efklidis Çakalotos. Protestuesit pasi nuk gjetën në zyrë ministrin Çakalotos u takuan me zëvendësministrin Stergios Piçiorlas dhe i kërkuan që pagesat shtesë për punonjësit e shërbimit komunal të mos ndërpriten. Protestuesit u larguan nga ndërtesa pasi Piçiorlas u premtoi se do t‘ia përcjellë ministrit Çakalotos kërkesën e punonjësve. Greqia ende është nën kontroll të rreptë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pavarësisht përfundimit të programit të shpëtimit. Në këtë kontekst, masat shtrënguese të cilat shihen nga kreditorët si parakusht, shpesh kundërshtohen me protesta.
Grevë dhe protesta në Greqi
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...