Grevë sot në Aeroportin ‘Adem Jashari’ të Prishtinës

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Punonjësit  e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” sot po mbajnë grevë gjashtë orëshe. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Aeroportit, Bashkim Latifi, ka thënë për klankosova.tv se sot janë mbi 500 punëtorë që po mbajnë grevë. Ai ka thënë se nuk do të heqin dorë deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre.

“Greva ka nisur në orën 8:00 dhe do të mbahet deri në orën 14:00. Në këtë periudhë nuk do të ofrohet asnjë shërbim komercial. Numri i punëtorëve që i janë bashkuar grevës është më i madh se ditët e kaluara”, është shprehur Latifi.

Ai ka thënë se për hapat e radhës që do të ndërmerren, nëse nuk u plotësohen kërkesat, sot në orën 16:00 do të mblidhet kuvendi i sindikatës për të marrë një vendim.

Zjarr Tv Ad