Grevë urie në burgun 302

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të paraburgosurit në institucionin e vuajtjes së dënimit numër 302 në Tiranë, prej dy ditësh refuzojnë ushqimin. Burime për mediat thanë se shumica e të burgosurve kundërshtojnë rregullat e reja sipas të cilave nuk u lejohet më shume se 5 kg ushqim që u sillet nga të afërmit e tyre nga jashtë. Greva ka qenë mes tensioneve edhe mesditën e sotme kur të gjithë të paraburgosurit nuk janë paraqitur në mensë për të konsumuar ushqimin që gatuhet në kuzhinën e burgut. Ata kundërshtojnë cilësinë e ushqimeve në burg dhe moslejmin e takimeve me familjarë. Ndërkohë Drejtoria e Burgjeve sqaron se këto masa janë për shkak të rregullave të reja për institucionet e burgjeve.

Zjarr Tv Ad