“Grevë urie nëse s’plotësohen kërkesat”, studentët nisin protestën

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë vijuar edhe sot protestën e nisur prej disa ditësh tashmë studentët. Ndërkaq, sot kjo protestë përkon edhe me 8 dhjetorin.

Ashtu siç kishin paralajmëruar ka nisur tashmë grumbullimi i studentëve, për të vijuar më pas me një marshim dhe pastaj me protestën para Ministrisë se Arsimit.

Qindra studentë janë mbledhur te Korpusi, ndërsa shumë të tjerë presin te Ministria tashmë dhe do të bashkohen prej fakulteteve të tjera! Sot kësaj proteste i janë bashkuar edhe qytetarë dhe prindër.

“E shmangem kryeministrinë se nuk është një protestë politike, është një protestë për të drejtat e tyre studentore”, – kanë thënë protestuesit.

Studentët kërkojnë nga politika që të mos përfshihen në protestën e tyre, ndërsa bëjnë të ditur se do të shkojnë deri në grevë urie deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

Zjarr Tv Ad