Grezda: Duam gjashtë pikë në dy sfidat e para

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Viti 2019 nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Eros Grezdën. Sulmuesi u dëmtua në fazën përgatitore me Gllasgou Rejnxhërs dhe vetëm pas dy muajsh u kthye të fushën e lojës. Po ashtu, ai është ftuar nga Kristian Panuçi për dy ndeshjet e para në eliminatoret e Euro 2020 kundër Turqisë dhe Androrrës dhe shpreson të shpërblejë të gjithë besimin.

“Pata një periudhë shumë të vështirë në dy muajt e fundit, u ktheva pardje dhe ndihem shumë mirë. Gjatë kohës që kam qenë i lënduar kam punuar. Kemi lojtarë cilësorë, të cilët janë në formë. Do të bëjmë makismumin, trajneri do të bëjë zgjidhjet e veta”, ka thënë Grezda. I pyetur për pikët që duhet të marrë kombëtarja kuqezi në dy ndeshjet e marsit, sulmuesi nuk bën zbritje. “Duhet të shkojmë për gjashtë pikë, pasi luajmë më Turqinë në shtëpi dhe me një ekip me të vogël se vetja. Në Europianin e fundit kemi bërë shumë mirë, dhe këtë herë do të bëjmë të njëtën gjë kemi një grup shumë të mirë, duam të bëjmë gjithë kombin krenar”, ka thënë futbollisti kuqezi.

Zjarr Tv Ad